Ishte paralajmëruar të ishte i hapur për kalimin e automjeteve, por tuneli i Krrabës do të hapet plotësisht më 1 gusht pasi vijojnë punimet nga firma, ndërsa aktualisht për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve do vihet në lëvizje vetëm njëri aks.

Tuneli ishte bllokuar prej 2 javësh për shkak të punimeve në këtë aks, ndërsa kompania kishte njoftuar se tuneli do të hapej gjatë ditës së djeshme.

Tuneli

Bllokimi i autostradës vjen si pasojë e mos mbarimit të punimeve të tunelit që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Kalimi i mjeteve pas bllokimit të autostradës bëhej nga rruga e vjetër.

Tuneli

Tuneli është hapur për të gjithë qytetarët vitin e kaluar para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)