Pas zbulimit të skandalit të 8 punishteve me produkte të falsifikuara, drejtori i AKU Tiranë Armando Uruçi në një intervistë në studion e Report Tv nuk mbajti përgjegjësi duke deklaruar se nuk mund të kontrollojmë subjektet e pa licencuara.
Ai theksoi se rastin e zbuloi policia dhe përgjegjinë e vetme e mban falsifikatori, ndërsa produktet janë evidentuar në tregje dhe me informacione shkuam te punishtet.
Megjithatë ai garantoi konsumatorët e kryeqytetit se tregu është pastruar nga këto produkte të rrezikshme dhe ftoi qytetarët që në rast se konstatojnë produkte pa etiketë të denoncojnë pranë AKU.
Intervista e plotë
Si ka mundësi që të jenë 8 punishte në Tiranë?
Për më se dy javësh kemi kryer një operacion nga Krimi Ekonomik, pjesa më e madhe e punishteve nuk ishin të licencuara.
Si janë zbuluar këto punishte?
Policia e Shtetit ka informacione.
Ju nuk kishit informacione?
Jo!
Si janë zbuluar në bashkëpunim me Krimin Ekonomik?
Subjektet nuk ishin të kontrolluara dhe licencuara dhe operonin në vende që nuk ishin evidente. Ne kontrollojmë në bazë të planit që miratohet nga drejtoria dhe ndahet në subjektet e licencuara.
Po në tregje si veprohet?
Plani fokusohet në bazë të analizës së riskut.
Edhe në tregje?
Janë prona të bashkive, por kontrollohen nga AKU. Nga tregu me sistemin e zbulueshëmrisë shkojmë te stablimentet e falsifikimit.
Mund të ketë të tjera punishte?
Nëse nuk do të kishte AKU nuk do të ekzistonte. Kjo është puna jonë e përditshme.
Keni referuar raste në prokurori?
Kemi pasur 5 raste për 2016 që janë referuar nga AKU dhe penalitetet kanë qenë marramendëse. Vetëm në rastin e fundit penaliteti arriti 400 mijë lekë, u bllokua produkti dhe po asgjësohet. Personit i revokohet lincenca.
Keni referuar rastet te Krimi Ekonomik?
Në të gjitha rastet që evidentohen nga AKU, ne automatikisht njoftojmë Krimin Ekonomik. Jo të 8 ishin raste të AKU ato që u zbuluan, ka pasur raste që ishin edhe jashtë natyrës së AKU.
Sa kohë kishin që vepronin?
Produktet janë evidentuar te tregjet dhe me informacione shkuam te punishtja. E fundit punonte në raste sezonale, njihej për prodhimin e vajit, ishte çregjistruar.
Vaji është produkt i rrezikshëm?
Absolutisht po!
Të gjitha produktet ishin të rrezikshme?
Po të gjitha jashtë standardit, pasi nuk përmbushin kriteret e etiketimit dhe të tjera.
Si falsifikohen këto produkte?
Falsifikohen nga njerëz jo të përgjegjshëm. AKU ka një risi, që është më e rëndësishmja. Një faqe online që instalohet në cdo telefon, ku të gjithë qytetarët mund të referojnë online.
Por si kuptohet që një produkt është falsifikuar?
Cdo produkt që ka një etiketë të miratuar me datën e skadencës. Të gjitha të importuarat e kanë në gjuhën shqipe. Në rast kur ka dyshime qytetari ti drejtohet AKU.
Nëse ka nga e dalloj unë?
Disa produkte janë lehtësisht të kuptueshme në dorë nisur nga etiketat.
Si përfundojnë në tregje këto produkte?
Në rastet e super marketeve është një risk shumë i vogël, pasi kontrollohen më shpesh nga AKU. Në 30 mijë produkte kemi gjetur 2-3, që ka ardhur më shumë si neglizhencë e stafit për t'i hequr.
Po mënyra si futen?
Ne aktualisht po aplikojmë inspektimin online dhe falsifikuesit evolojnë, zakonisht janë të vendosur në periferi dhe kryejnë këto procedura.
Cilësia ndryshon?
Nuk mendoj se janë shtrirë shumë në treg këto produkte. Por janë jashtë standardit dhe cënojnë sigurinë ushqimore.
Cfarë konsumojmë ne?
Situata në Tiranë dhe në Shqipëri është drejt përmirësimit. AKU nuk është më e dikurshmja, por punohet në masa më të rrepta.
Keni fondet e mjaftueshme?
Fondet asnjëherë nuk mjaftojnë. Inspektorët tanë punojnë edhe natën, kemi bërë edhe fushata të ndryshme.
Por këtej bllokohen tonelata?
Konsumatorët e Tiranës nuk kanë pse të jenë të rrezikuar, pasi institucionet janë në eficencë. Unë jam i ndërgjegjshëm për atë që bëj, jam vetë konsumator. Tirana ka një problematikë që ka një masivitet, por jemi të mbrojtur.
Nuk mund të hapen subjekte për tregtim pa marrë një certifikatë nga AKU.
Këto produkte mund të jenë ende në treg?
Jo! Janë bllokuar. Aksioni vazhdon për subjekte të tjera.
Kush mban përgjegjësi për këto punishte?
Ai që ka falsifikuar. Ne e evidentuam dhe e çuam në burg. Për ne misioni është i përmbushur.
Ai mund të ketë një vit që vazhdon?
Jo! Aksione të tilla vazhdojnë cdo ditë nga AKU.
Pra qytetarët duhet të jenë të qetë?
Po! Falsifikatorët tentojnë që të evolojnë, por edhe ne. BE ka fokus të vecantë te kontrolli i ushqimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO