Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, Olsa dhe Vehbi Huti nuk e kanë ndëprere asnjë ditë punen e tyre në pastrimin e qytetit të Lezhës. Gjendja e vështire ekonomike dhe nevoja për të siguruar të ardhura për familjet  e tyre, i detyron ata që të sfidojnë friken, ndonëse për vete natyrën e punës risku për tu infektuar është dhe më i madh.

"Punoj çdo ditë, është buka e gojës për fëmijët tanë. Kemi frikë normal por dalim të punojmë nga halli. Duhet të mbajmë dhe pastër qytetin sidomos tani nga koronavirusi", tha Olsa Huti

" Dalim çdo ditë në orën 10:00 për të pastruar", tha Vehbi Huti

Në situatë të ngjashme janë 15 punonjës të pastrimit në qytetin e Lezhës.Shqetësim për ta mbetet mungesa e masave mbrojtëse, siç janë maskat apo dorezat. Ata thonë se frikesohen infektimit nga Covid-19, por përpiqen që të tregohen të kujdesshem.

"Ne ruhemi, punojmë kushtet nuk i kemi tamam nuk kemi as maska dhe doreza. Frikë kemi shumë sepse prekim çdo gjë me dorë", tha Olsa Huti

"Vështirë është shumë, sepse nuk kemi as maska as doreza, ja kështu me kushte shtëpi, por çfarë të bëjmë", tha Vehbi Huti

Punonjesit e pastrimit shpresojnë qe kjo situatë të kalojë sa me parë dhe pa pasoja për shëndetin e tyre. Ndërkohë Bashkia Lezhë bën më dije se në fillim të përhapjes së pandemisë i ka pajisur me mjete mbrojtësë punonjesit e pastrimit, por janë shpërdoruar në një kohë të shpejtë nga ana e tyre.