Punoni në të zezë dhe nuk merrni as asistencë? Rama: Bonus për 70 mijë familje! Nesër jepet paga 40 mijë lekë për 176 mijë familje

Punoni në të zezë dhe nuk merrni as asistencë? Rama: Bonus për 70 mijë familje! Nesër jepet paga 40 mijë lekë për 176 mijë familje

Në paketën e tretë të ndihmës ekonomike do të përfshihen 70 mijë familje. Por cilat janë këto familje? Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se kjo kategori përfshin ata që punojnë në të zezë dhe që nuk marrin as ndihmë ekonomike edhe pse në sistemin e pikëzimit kanë qenë më lartë se ata që janë futur. Ndihma do të jetë direkte në formën e një bonusi, tha Rama. Gjithashtu kryeministri Edi Rama tha se nesër fillon lëvrimi i pagës 40 mijë lekë për 176 mijë individë që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike. Nga hapja e bizneseve nuk do ta humbasin bonusin 40 mijë lekë 176 mijë personat që e përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike.

Për pak ditë mbaron lëvrimi i pagës së parë, tani nuk ka më nevojë për verifikime dhe të tjerat do të jepen rrjedhshëm pa asnjë problem. Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 40 mijë lekësh, procedura është shumë e thjeshtë dhe deri në javën e parë të majit parashikojmë që paratë të jenë të derdhura në kontot e tyre që pëfshihen në paketën e zgjedhur.

Kam marrë shumë shpesh, kam reaguar shumë shpesh, shumë kënd që jeton në vështirësi të mëdha ekonomike dhe punon në të zezë, nuk ka zgjidhje individuale, por duke konstatuar dhe analizuar se një pjesë e madhe e atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por sidqoftë edhe pse kanë pasur një pikëzim më i lartë se atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen kur të bëhen verifikime e duhura. 

Janë familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë në javën, këtë javë, brenda kësaj jave do ta lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeuar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej” tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Këtë javë amnisti fiskale për paratë në të zezë, brenda majit e kalon parlamenti (Kush përjashtohet dhe taksa që do paguhet)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’