A do paguhen punëtorët në të zezë? Rama: Denonconi dhe do mirëkuptohemi me pronarin

Një shqetësim në këtë moment janë edhe personat që punojnë në të zezë. Një qytetar nga Fieri e pyeti kryeministrin nëse do të përfitojë pagën e luftës, subvencionin nga paketa social ekonomike në këtë rast. Por, Edi Rama tha se cdo person që punon në të zezë duhet të denoncojë pronarin dhe më pas "Të jesh i sigurt që do të mirëkuptohemi edhe me pronarin. Nuk mund të paguhen nëse nuk denoncojnë, pasi të gjithë mund të dalin se pretendojnë se punojnë këtu" tha Rama.

Biseda e kryeministrit me qytetarin
Edi Rama:
Si je?
Qytetari: Sipas rregullave që po zbatojmë shyqyr mirë jemi
Edi Rama: Cfarë problemi ke?
Qytetari: Kam gruan që punon edukatore, por që në datë 10 jemi  mbyllur, do të a paguhet?
Edi Rama: Ku punon?
Qytetari: Në një kopsht privat
Edi Rama: Do të marrësh përgjigje, por besoj se kopshtet e licencuara te kategoria e biznesit të vogël dhe për këtë arsye do të japim ne një pagë
Qytetari: Ju falenderoj. Gruaja është me sigurime. Unë punoj në atë kopsht por jam pa rregullave
Edi Rama: Gratë janë në rregull në këtë vend, burrat nuk janë. Ti nuk je i regjistruar?
Qytetari: Jo nuk jam me sigurime. Unë punoj shofer në të zezë, e marr rrogën në dorë
Edi Rama: Cili kopsht është?
Qytetari: Mua më morën edhe nga bashkia e Fierit, por nuk kam siguri të jap punën, se nuk kam siguri
Edi Rama: Emrin ta kemi, ne të gjejmë punën dhe kopshtin, por do ta trajtojmë këtë cështje. Ti rri i qetë. O xhan nëse je punëtor në të zezë nuk mund të vijosh të jesh skllav, duhet të thuash ore unë kam punuar në të zezë, nuk mund të rri pa marrë këtë, ky është pronari dhe ky institucioni dhe të jesh i sigurt që do të mirëkuptohemi edhe me pronarin. Nuk mund të paguhen nëse nuk denoncojnë, pasi të gjithë mund të dalin se pretendojnë se punojnë këtu.


Lajmi kryesor:

'Alo, Edi jam'! Rama merr në telefon qytetarët për hallet: Futuni brenda shpejt! Biznesi i vogël i merr lekët në fillim të prillit (VIDEO-Batutat)


d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    COVID-19/ A keni arritur të bëni aplikimin për të marrë leje për dalje nga shtëpia?