Policia nisi procedim penal për një punonjës të shërbimit informative,i cili kërcënoi me pistoletën e shërbimit një qytetar. Burime pranë uniformave blu thanë se oficeri me iniciale S.S banues në Yzberisht debatoi ashpër me një 49-vjeçar në Tiranë. Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se oficeri i shërbimit ka qenë në gjendje të dehur kur është konfliktuar me Astrit Lokën dhe në debat e sipër ka nxjerrë pistoletën duke kërcënuar me jetë 49 vjecarin.