Punonjësit e bashkisë Fier pa paga
Zeqaj: Qeveria futi duart në buxhet

Punonjësit e bashkisë Fier pa paga <br />Zeqaj: Qeveria futi duart në buxhet
FIER - Rreth 500 punonjës të bashkisë së Fierit, përfshirë këtu dhe ndërmarrjet e saj vartëse, nuk paguhen prej dy muajsh.

Kreu i bashkisë Fier, Baftaj Zeqaj, shprehet se kjo ka ardhur për shkak të bllokimit të grantit qeveritar, ndërsa theksoi se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Qeveria shqiptare vazhdimisht ka ardhur duke futur duart në buxhetin e bashkisë së Fierit, por edhe të njësive të tjera vendore. Më vjen shumë mirë të ritheksoj edhe një herë që do të ishte katër herë më shumë buxheti i bashkisë së Fierit nëse qeveria shqiptare gjatë dy viteve të fundit mos të kishte dalë me vendime absurde për të shkurtuar buxhetin e qytetit tonë”, tha kryebashkiaku Zeqo.

Mungesa e pagave ka bërë që shumë punonjës të mos pranojnë të dalin në punë, ndaj në disa lagje të qytetit kontinieret dhe zonat përreth janë të pushtuara nga plehra.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?