Punonjës social në banesë për të moshuarit e shtresat në nevojë

Zbutja e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësimi i jetesës për personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030. Përveç mbështetjes përmes skemave financiare, strategjia parashikon edhe shërbime në banesa për të gjithë personat në nevojë, tha Jona Dervishaliaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Shërbimet e specializuara do të mundësojnë për familjet në nevojë, pjesë e ndihmës ekonomike, apo edhe për ata familje që kanë pjesëtarë me aftësi të kufizuara që të mundësojnë që këto anëtarë të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin shërbime të specializuara për të cilat ato kanë nevojë. Do ketë kujdes në shtëpi për të moshuarit ose personat me aftësi të kufizuar”, tha Jona Dervishaliaj, Drrejtoreshë e Politikave të Mbrojtjes Sociale

Në fokus të kësaj strategjie është edhe arsimi, edukimi dhe integrimi në tregun e punës e personave që vijnë nga familje të varfra dhe me mundësi të pakta ekonomike.

“Familjarët në moshë madhore pune do ketë programe që të integrohen në tregun e punës. Do të shtojmë shërbimet sociale të specializuara si dhe do të avancojmë me deinstitucionalizimin në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor dhe aktorë të tjerë. Duke pasur akses jo vetëm në skemën e ndihmës ekonomike, por edhe në mbështetje të tjera duke i orientuar ata drejt edukimit, arsimit, drejt skemave aktive të punësimit për familjarët, që janë familjarët e tyre që janë në moshë madhore punë do të kenë mundësinë që të kenë programe të dedikuara që të mund të integrohen në tregun e punës”, tregoi Dervishaliaj.

Rishikimi i skemës së Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030 mori shkas edhe nga tërmeti dhe pandemia COVID, që ndikuan në përkeqësimin e kushteve ekonomike të familjeve në vendin tonë.

“Do kemi modele kujdesi ndaj fëmijëve dhe kryesisht ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Do kemi një transformim të qendrave të sociale. Synojmë një sistem mbrojtje sociale”, tregoi Dervishi.

Strategjia e hartuar përmes konsultimeve publike parashikon që të shtrijë shërbimet edhe në zonat e thella rurale

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Amerika e ka shpallur ‘non grata’, Berisha e uron për ditën e pavarësisë

Amerika e ka shpallur ‘non grata’, Berisha e uron për ditën e pavarësisë