Punonjësi i bashkisë ra nga pema e humbi jetën/ Lihet në burg inxhinieri! Avokati: S'ka qenë atë ditë në punë, se kishte shenja të COVIDI-it! Do e apelojmë

BERAT- Edhe pse avokati pretendon se inxhinieri Karafil Bregu nuk ka qenë në ditën e punës ku punëtori i Bashkisë ra nga pema pasi kishte shfaqur shenja të COVID-it, gjykata nuk e mori parasysh duke e lënë atë arrest me burg.

Bregu akuzohet se nuk mori masat në punë, e për pasojë punëtori Shkëlqim Metkaj humbi jetën një ditë më parë. Avokati i Bregut, Arenc Berati shprehet se inxhinieri nuk ka qenë atë ditë në punë pasi ishte karantinuar sepse prej 3 ditësh kishte shfaqur shenja të koronavirusit. Ai thekson se Bregu nuk duhet të lëvizte deri në përgjigje të tamponit, por ndërkohë i është kërkuar që të shkojë në polici, gjë të cilën e cilëson si absurde dhe të rrezikshme.

"Personi nuk ka qenë ditën e ngjarjes në punë se ka pasur shenjat e COVID, ka marrë trajtim në urgjencën e spitalit. Ka ndodhur ngjarja, ka ndodhur pas orarit zyrtar të punës, e kanë telefonuar dhe i kanë thënë të vish në polici. Ky person nuk duhet të lëvizte ndërkohë, prokurori ka kërkuar burg. Ne do të apelojmë vendimin e gjykatës, brenda 5 ditëve", thotë avokati.

Punëtori ndërroi jetë një ditë më parë, rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, ku 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj banues në fshatin Kamçisht u rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 30/08/2020 09:44

    E cfare masash do merren kur nuk ka mjete per prerje dhe krasitje pemesh po priten pemet ne menyre primitive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeminstrin', Bardhi replikon me Çuçin: Nuk ka urgjencë, vetë RAI e shtyu emisionin

'Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeminstrin', Bardhi replikon me Çuçin: Nuk ka urgjencë, vetë RAI e shtyu emisionin