Punonjësi i Sigurimeve vidhte pensionet
e të vdekurve,  360 mln lekë dëmi

Punonjësi i Sigurimeve vidhte pensionet<br />e të vdekurve,  360 mln lekë dëmi
TIRANE - Gjykata ka lënë dje në burg katër të arrestuarit gjatë operacionit “Miks 2013” për pensione false, ndërkohë që ka vendosur “arrest shtëpie” për të arrestuarën e pestë, e cila është bashkëshortja e njërit prej anëtarëve të grupit. Ndërsa, dëmi i shkaktuar arrin në 36 milionë lekë të reja.
 
Dëmi i shkaktuar nga grupi prej pesë vetave, që u arrestuan gjatë operacionit “Miks 2013” për pensione false arrin në 36 milionë lekë të reja, ndërkohë që ka dyshime për shumë raste të tjera. Përllogaritja është bërë nga grupi hetimor, i cili ka arritur të dokumentojë 13 raste të abuzimit me pensione, ku një prej tyre përfitohej nga viti 1991, ndërsa 12 të tjerët nga viti 1998.

Nga ana tjetër, gjykata ka lënë dje në burg katër nga të arrestuarit, ndërkohë që ka vendosur “arrest shtëpie” për të arrestuarën e pestë, e cila është bashkëshortja e njërit prej anëtarëve të grupit. Sipas të dhënave, gjykata vendosi masën e sigurisë “burg pa afat”, për 4 të ndaluarit, Shpëtim Lika, Limnije Dibra, Abaz Stafhasani dhe Nexhat Nasufi.

Ndërkohë, për bashkëshorten e Abazit, Lirije Stafhasanin, gjykata vendosi “arrest shtëpie”. Ndërkohë, nga dosja e përpiluar nga grupi hetimor ka rezultuar se aktiviteti kriminal i kreut të grupit, Shpëtim Lika ka nisur që në vitin 1991, kur ai punonte te sigurimet shoqërore. Në atë kohë, ai ka falsifikuar dosjen e një gruaje, nënë me shumë fëmijë, e cila ka vdekur në vitin 2011.

Por, pavarësisht vdekjes, ai ka përfituar pensionin në emër të saj për 22 vjet, duke sjellë një dëm financiar prej 4 milionë lekësh të reja. Ndërkohë, në vitin 1998, ai ka vepruar me të njëjtën praktikë me 12 persona të tjerë, ku dy prej tyre kishin vdekur, një gruaje tjetër i kishte rritur moshën, ndërsa nëntë ishin emra fiktivë, për të cilët kishte falsifikuar certifikatat familjare, librezat e punës, madje edhe kartat e identitetit dhe prokura të posaçme për të tërhequr pensionet.

Për këta 12 emra, ai ka përfituar pensionet për 15 vjet, pikërisht deri në gusht të këtij viti, duke shkaktuar një dëm prej 22 milionë lekësh të reja, ku në total, bashkë me rastin e parë, ka përfituar të paktën 26 milionë lekë të reja, pa përmendur shpërblimet, apo rritjet e pensionit nga viti në vit. Lika dyshohet se Limnije Dibrën e përdorte për të gjetur emra të vdekurish, ose fiktivë dhe plotësonte dosjet bashkë me të, ndërkohë që tre të arrestuarit e tjerë, ishin të autorizuar të tërhiqnin pensionet. Për këtë shërbim, për çdo pension të tërhequr, Lika i paguante bashkëpunëtorët me nga 5 mijë lekë të reja, ndërkohë që pjesën tjetër të parave e mbante për vete.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print,dr.02/10/2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë