Gazetari i televizionit të familjes së Sali Berishës, Visuar Dalipi, që njihet edhe si ‘Banka e Fundit’, nga faqja që ai menaxhon në rrjetet sociale në një prononcim për mediat para se të niste protesta e 32-të bëri thirrje për bllokim të rrugëve kyçe në kryeqytet.

Pas kësaj deklarate Taulant Balla përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se këto janë mbeturina politike dhe sociale që morën peng protestën dhe përzunë qytetarinë e bukur të bulevardit.

 “Pak më parë po ju flisja për mbeturina politike dhe sociale që morën peng protestën, imponuan dhunën dhe përzunë qytetarinë e bukur të bulevardit.

A mund t’ia lejojë vetes qytetaria t’i bindet këtij më poshtë?

Kurrë!

Edhe pak ditë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

'Të rrethojmë parlamentin e mos lejojmë deputetët!' Kërcënimet nga sheshi para Kryeministrisë, thirrje protestuesve: Merrni vezë e miell me vete