Një punonjës i sallës operative në Drejtorinë e Policisë Elbasan ka dalë i infektuar me covid -19. Punonjësi i infektuar me koronavirus, 40 vjeç, është konfirmuar në orët e fundit dhe pritet që rasti i tij të deklarohet ditën e nesërme për 24 orët e ardhshme.
Ditën e sotme ishin 66 raste pozitive, duke treguar se shifrat ,mbeten ende të larta me infektimet në vend.
Lajmi kryesor:
Shkon në 41 numri i viktimave/ 66 të infektuar! Riinfektohet spitali i Durrësit! Mbyllet qendra e fëmijëve me aftësi ndryshe, preket drejtoria e Policisë Elbasan, i infektuar edhe gardiani i Shënkollit! (VIDEO)











