Punonjësi slloven vret për një
pagë, pronarin shqiptar, vetëvritet

Punonjësi slloven vret për një<br />pagë, pronarin shqiptar, vetëvritet
MARIBOR - Pronari shqiptar bashkë me të birin janë qëlluar për vdekje nga një qytetar slloven. Ngjarja ka ndodhur në Slloveni, në qytetin e Mariborit, ku kanë humbur jetën Abedin dhe Gëzim Shala, babë e bir.

Siç shkruan portali slloven, 24 orë, e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi punëtori Milivoj Çuk, akuzonte pronarin e tij se nuk i kishte dhënë një rrogë. Pasi ka qëlluar për vdekje dy shqiptarët, slloveni i ka dhënë fund jetës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në qendër të Mariborit, ku shqiptarët kishin edhe ndërmarrjen e tyre. Menjëherë në vendin e ngjarjes në rrugën “Aljažev”, kanë mbërritur efektivët e policisë që kanë nisur hetimet për ngjarjen. Ata kanë shpërthyer derën dhe në dysheme kanë gjetur tre trupat e pajetë.

Fillimisht është menduar që vrasësi ishte larguar duke u ngritur postblloqe të shumta, por pak më vonë policia bëri të ditur se, vrasësi i kishte dhënë fund jetës. Ndërmarrja e shqiptarit Shala, prej dy vitesh bënte punime në rrugët e Mariborit dhe kishte punësuar dhjetëra persona.

Por në këtë periudhë krize, ishin shkuartuar disa punonjës dhe pagat nuk paguheshin në ditën e caktuar.
slloveni vrasja e shqiptarit 
(Në foto: Policia në vendin e ngjarjes)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë