Koronavirusi pakëson dhuruesit e gjakut për talasemikët, drejtoresha e AKSHI: Mos nguro! Shpëto jetën e një fëmije!
Foto gjatë dhurimit të gjakut
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhuruan sot gjak për fëmijët talasemikë.
Drejtoresha Linda Karçanaj, zv.drejtori Daniel Shima si dhe 13 punonjës të tjerë të këtij institucioni u bënë pjesë e këtij gjesti human, I cili erdhi pas raportimeve për mungesën e rezervave të gjakut në këto ditë.
“Në luftën kundër COVID 19, kurrsesi nuk duhen harruar ata që e kanë luftë çdo ditë të jetës dhe kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Për ne është thjesht një gjest solidar, ndërsa për ata fëmijë është vetë jeta”, tha Karçanaj.
Pandemia e koronavirusit ka vështirësuar shumë situatën për fëmijët talasemikë te cilët kanë nevojë për gjak. Mbyllja në shtëpi e qytetarëve po shteron rezervat e gjakut për këta fëmijë të cilët jetojnë falë humanizmit të dhuruesve të gjakut.
Nisur nga kjo situatë, Karçanaj apeloi për dhurim gjaku për të mos rrezikuar shëndetin e fëmijëve talasemikë.
“Dhuro gjak, shpëto jetë nuk është thjesht një slogan, është nevojë emergjente, sidomos në këto ditë të vështira! Nëse mundesh të lutem mos nguro! Dhuro edhe ti! Shpëto jetën e një fëmije”, apeloi Karçanaj.
Ekipi i bluzave të bardha të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut falenderoi punonjësit e AKSHI-t për reagimin e menjëhershëm ndaj thirrjes në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme
10 Dhjetor, 11:08
-
‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me IA’, Karçanaj: Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania
10 Dhjetor, 10:25
-
'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion
13 Nëntor, 17:47
-
Qeveria kërkon ngritjen e bordit këshillimor pranë AKSHI-t dhe rritjen e pagave për punonjësit! Balla: Duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley! Drejt mbylljes sportelet ADISA
3 Shtator, 19:27
-
Rama i bashkohet nismës për dhurim gjaku: Shtyn plakjen, lum kush jep
18 Qershor, 13:02
-
Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, mbi 500 pacientë në vend! Mjekët: 10-12 pacientë në ditë vijnë të marrin gjak në QSUT, duhet shërbim në rrethe
8 Maj, 19:21
-
Mjekësia dhe Juridiku, bashkë për të dhuruar gjak! Studentja dhuron për herë të parë: U nxita pas praktikës në pediatri
21 Prill, 16:06
-
'E-Albania' jashtë funksionit për 2 ditët e ardhshme, AKSHI: Do të ketë ndërprerje të shkurtër të shërbimeve online, në kuadër të proceseve për përmirësimin e tyre
1 Shkurt, 16:22
-
AKSHI: Jemi nën sulme kibernetike, qëllim bllokimi i faqeve publike! Të dhënat janë sigurta! Situata është kthyer në normalitet
27 Dhjetor 2023, 13:05
-
BB vlerëson projektin 65 mln USD të Govtech: Nisje e mirë, detyrat për AKSHI-n dhe MAS
27 Dhjetor 2023, 12:53
-
Certifikata dhe nënshkrimi elektronik s’do jepen me PPP, Qeveria shfuqizon VKM! Do të jepen nga AKSHI
22 Dhjetor 2023, 17:02
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54