Punonjësit e Këshillit Qarku Durrës
i përgjigjen apelit, dhurojnë gjak

Punonjësit e Këshillit Qarku Durrës<br />i përgjigjen apelit, dhurojnë gjak
DURRËS - Një apel i Kryqit të Kuq dega Durrës për dhurim gjaku pasi spitali rajonal është në nevojë për gjak, është mirëpritur nga ana e Këshillit të Qarkut të Durrësit.
Në mjediset e këtij institucioni është instaluar banka e gjakut me të gjithë personelin përkatës.

Kanë qenë disa punonjës të administratës me në krye kreun e saj Alfred Mullaraj të cilët kanë dhuruar gjak për spitalin rajonal të Durrësit.

Nga ana e saj drejtuesja e kryqit të kuq dega Durrës, Mira Guza ka falenderuar punonjesit e këshillit të qarkut për gatishmërinë e treguar.

Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se jo të gjithë institucionet shtetërore në Durrës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim gjaku e po kështu edhe subjektet ekonomike private.
Me datën 14 nis edhe java e dhurimit të gjakut ndaj apeli i Kryqit të Kuq është sa më shumë donatorë për dhurim gjaku aq më shumë jetë të shpëtuara.

Ndërkohë bëhet e ditur se spitali rajonal i Durrësit për shkak të ngarkesë së madhe që përballon,herë pas here ndjen nevojën për gjak ndaj apeli është i vazhdueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjak ta bëjnë atë në çdo kohë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!