ITALI-Një shqiptar është arrestuar në Monza dhe pritet që të ekstradohet. 39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane kishte qenë këshilltar në një bashki në Shqipëri, ndërsa u dënua me dy vite burg për falsifikim.
Për t’iu shmangur burgut në 2013 u arratis duke shkuar në Itali. Ai filloi punë si kuzhinier në një restorant në Monza, por pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar, ndërsa tani pritet ekstradimi.
Komento
Komente








