Ndikoi për të liruar një të burgosur në vitin 2021, arrestohet ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit! Aktualisht ushtronte profesionin e avokatit

Ndikoi për të liruar një të burgosur në vitin 2021, arrestohet ish-shoferi i Prokurorisë së Kukësit! Aktualisht ushtronte profesionin e avokatit

Avokati Arjan Cengu

KUKËS- Avokati Arian Cengu, ish-shofer në prokurorinë e Kukësit, është arrestuar nga SPAK me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim lirimin e një të prangosuri. 38-vjeçari i cili aktualisht punonte si avokat, akuzohet se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme, në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, për lehtësimin e masës së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi, i arestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

“Ndikoi në mënyrë të paligjshme, në vitin 2021 kur ishte punonjës në Prokurorinë e Kukësit, me qëllim që të lehtësohej një masë sigurie, vihet në pranga 38-vjeçari, aktualisht me profesion avokat. Ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës", njofton policia. 

Në kohën e kryerjes së veprës penale, sipas SPAK, Arian Cengu ka qenë me detyrë shofer i Prokurorisë së Kukësit. Ndërkaq, pas lirimit nga burgu, Fatri Iseberi ka arritur të punësohet në Policinë e Shtetit, por në vitin 2022, përfundoi sërish në pranga. Ai rezultoi nga përgjimet, si i implikuar në aferën e kalimeve të paligjshme në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës.   

Report Tv ka raportuar më parë se nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

SPAK ia ka kaluar dosjen për gjykim GJKKO-së, ndërsa Iseberi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Inter fiton 2-0 ndaj Torinos! Pasditja festë me autobus të hapur në Milano

VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Inter fiton 2-0 ndaj Torinos! Pasditja festë me autobus të hapur në Milano