Ambientimi në punën e re kërkon kohën dhe taktikën e vet. Duhet të keni parasysh që askush nuk do t’ju presë me krahë hapur, me çokollata apo me përkëdhelje. Më poshtë ju sjellim një listë me gjëra që do t’ju duhet të bëni.
Si fillim duhet të njihni me të gjithë kolegët e punës dhe aq më tepër nëse jeni një lider i ri. Jini gjithmonë të hapur dhe të ndershëm. Përshtypja e parë është shumë e rëndëisshme kështu që tregoni që jeni i lumtur që punoni aty.
Nuk mund të ndryshoni gjithçka sapo të hyni por merrni përsipër të bëni gjëra të vogla. Mos e lejoni menaxherin dhe bashkëpunëtorët të harrojnë për gjërat që ju dini t’i bëni. Edhe nëse keni mbi 30 vjet përvojë pune, kur të shkoni në një punë të re duhet të gjeni një shok që të kuptoni gjërat se si shkojnë në vendin e punës dhe të keni dikë që mund ta pyesni rreth punës.
Kur jeni në dyshim për ndonjë gjë është më mirë që të pyesni dhe të kërkoni ndihmë se sa të vazhdoni vetë dhe të dilni i pa aftë. Dhe mos harroni asnjëherë të pyesni dhe të mësoni se si i bëjnë aty gjërat që të jeni sa më ‘brenda’ kompanisë.