Pure me mish viçi dhe salcë domate
Përbërësit:
500 gr mish viçi

2 qepë të thata
4 lgj vaj ulliri
1 lgj miell
1 gjethe dafine
3 thelpinj hudhër
½ fç verë të kuqe
1 lgj salcë domate
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Për purenë:
5 patate
3 lgj gjalpë
1 gotë qumësht
½ tufë kopër
Djathë kaçkavall
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim mishin në kubikë dhe më pas e kaurdisim së bashku me qepët e grira imët. Pasi mishi të ketë ndryshuar ngjyrë e shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë hudhrën të prerë në feta, salcën e domates dhe një gjethe dafine. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Në një enë tresim miellin në pak ujë dhe e shtojmë tek mishi. Shtojmë majdanoz dhe erëza sipas dëshirës dhe e servirim spërkatur me piper të freskët të bluar shoqëruar me purenë e patates.
Ndërkohë që gatuhet mishi vendosim patatet të ziejnë. I shtypim me pirun i vendosim në një tenxhere me qumësht të ngrohtë dhe gjalpë të shkrirë. E punojmë purenë dhe në fund shtojmë pak djathë të grirë dhe kopër.
MC/Shqiptarja.comKomente

