TIRANE - Mungesa e kapakëve të pusetave vijon të mbetet problem në disa zona të Tiranës.
Report Tv bëri një vëzhgim për të parë nga afër rrezikun që paraqet mungesa e tyre për banorët e kryeqytetit.
Në rrugën “Kristaq Capo”, afër Depos së Ujit, e gjithë gjatësia e rrugës është me puseta të hapura. Mes shqetësimit për këtë situatë prej më shumë se 3 vitesh , banorët thonë se nuk kanë qenë të pakta edhe incidentet e shënuara nga rënia apo pengesat në pusetë.
Në disa raste vetë banorët janë përpjekur t’i mbyllin për të shmangur rrezikun, por kjo nuk ka rezultuar një zgjidhje.
Kapakët e pusetave vidhen vazhdimisht nga endacakët që shesin hekurin e tyre.
Jo pak herë pusetat përdoren si vendgrumbullime mbeturinash, duke e bërë më të padukshëm rrezikun që paraqitet në rrugë. Ndërsa prania e plehrave sjell në sezonin e shirave edhe bllokim të kanalizimeve.
Mungesa e kapakëve të pusetave ka rrezikuar jo rrallë herë edhe jetën e banorëve në Tirnë.
Në mbrëmjen e djeshme një fëmijë 5 vjeçar ra në një pusetë të hapur në zonën e Liqenit të Thatë.
Pas 1 ore qëndrimi në pusetën 10 metra e thellë, ishte ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses që arritën ta nxirrnin që aty.

(Pusetë pa kapak në rrugën “Kristaq Capo”)
Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO