Pushime ne plazhin e Semanit?
Kush do t'i zgjidhte mes plehrave!

Pushime ne plazhin e Semanit?<br />Kush do t'i zgjidhte mes plehrave!
FIER - Një katastrofë mjedisore dhe ekologjike është ajo që po ndodh në plazhin e Semanit në Fier. 

Nëse shihni pamjet që përcilljen A1Report dhe nëse keni mbërritur deri në këtë plazh, do t’ju duhet të ktheheni pas. 

plazhi i semanit

Rruga për të shkuar në bregun e detit është një kalim me pengesa mes pirgjeve të plehrave të cilat ndodhen kudo.

Pushuesit shprehen se situata është alarmante e se ata janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga këto mbetje. Pushuesit ankohen edhe për rrugën e cila të dërgon në plazh, që sipas tyre është burim aksidentesh. 

Kontenierët mungojnë plotësisht dhe punonjësit e pastrimit nuk duken për shumë ditë që të bëjnë grumbullimin e mbetjeve. Bizneset që ushtron aktivitetin në këtë zonë, shprehin shqetësimin se dora e pushtetit vendor nuk duket fare. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?