Driloni është i bukur në çdo stinë, por peisazhi që të fal në vjeshtë nuk ka të krahasuar. Mes vjeshtës në liqen, natyra luan me ngjyrat e stinës dhe peisazhi këtu i ngjan një pikture.
Kaltërsia e ujrave të liqenit, pemët e gjethëzuara, vozitja me varkë teksa mjelmat shëtisin shkujdesur janë ato që rrëmbejnëdashurine e çdo turisti që dëshiron të njohë nga afër Drilonin.
Jo vetëm për të shijuar bukuritë e rralla natyrore, kjo pikë turistike shpesh zgjidhet nga turistë vendas e të huaj si një destinacioni kryesor i kalimit të fundjavave.
"30 vjet rrjesht që në 86 është diçka e veçantë është qytet liqenor ka freski dhe temperatura të ulëta. Saranda ka temperatura të tjera sdo isha me këtë xhup atje".
Veç vizitorëve besnikë që nuk preferojnë t’i ndahen kësaj natyre afreske e të paqtë, ata tëcilët e vizitojnë për herë të parë duket se nuk do të ngurrojnë të rikthehen sërish.
"Hera e parë, më duket shumë bukur. Ajri shumë i pastër, pushime të mira, njerëz mikpritës, ka lëvizje dhe është ndryshe nga vendet e tjera", tha një turiste.
"Vij për herë të parë në Drilon, jam kaq afër dhe se kam ditur që ekziston kjo bukuri", tha një tjetër.
"Banorët ose njerëzit janë shumë mikpritës, mua më pëlqen natyra dhe liqeni", shtoi një tjerët.
Nën shoqërinë e një gote vere, gështenjave të pjekura dhe gatimeve tradicionale turistët i dhurojnë vetes kënaqësine e një dite vjeshte në Drilon.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.5%
-
Mirëqënia
21.7%
Vota total: 2027
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)
22 Dhjetor 2024, 15:43
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Vora e mposht 3-2 dhe i merr 'fronin' Flamurtarit, Besa surprizohet nga Pogradeci! Renditja në Kategorinë e Parë
3 Dhjetor 2024, 12:18
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor 2024, 15:13
-
Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit
25 Nëntor 2024, 15:32
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor 2024, 12:36
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor 2024, 15:57
-
Turisti britanik shpëtohet nga qeni i malit që u shfaq mes mjegullës në 5000m lartësi
14 Nëntor 2024, 17:42
-
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
14 Nëntor 2024, 12:53
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor 2024, 08:17
-
Pogradeci largoi trajnerin, ul në stol ish-in e Tiranës
12 Nëntor 2024, 10:00