Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

‘Vendet më të preferuara nga shqiptarët për t'u vizituar për festat e fundvitit, janë si Vjena, Budapesti dhe Praga’, kështu ka bërë me dije agjentja turistike, Jetmira Hoxha.

Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin 'Sot Live në Shqipëri', në Report Tv, ajo u shpreh se sa i takon destinacioneve më të vizituara brenda vendit, shqiptarët kanë zgjedhur Beratin, Gjirokastrën dhe Shkodrën. 

‘Shqiptarët qëndrojnë tek vendet e rajonit dhe ato të Europës, Vjenë, Budapest dhe Pragë po preferohen shumë këtë vit. Ka rënë edhe dëborë në këto vende dhe shkojnë që t'i vizitojnë. Pastaj kanë qenë të ndryshme, për festat e krishtlindjeve, është preferuar Gjirokastra, Shkodra Berati, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt. Në Prevallë, Brezovicë, çmimet janë njësoj si vitin e kaluar dhe kjo ka shfaqur interes nga shqiptarët për t'i vizituar’, tha ajo.

Sa i takon atyre jashtë vendit, ajo tha se këtë vit Egjipti ishte më i vizituari nga shqiptarët.

Përveç vendeve të dëborës janë edhe Dubai, Maldivet, Tailanda dhe Egjipt. Këtë vit Egjipti ka thyer rekord të shqiptarëve që kanë preferuar ta vizitojnë si edhe në Dubai ka pasur prenotime. Egjipti nuk është preferuar më parë dhe këtë vit është vënë re një dëshirë më e madhe për ta vizituar. Varet nga mosha moshat pak më të mëdha i duan gjërat të gjitha ti kenë bashkë, autobusin guidën hotelin kurse moshat e reja i duan biletën e avionit bashkë me hotelin dhe të jenë të lirë të eksplorojnë sipas dëshirës së vet’, tha ai.

Por, shqiptarët duket se preferojnë që të kalojnë pushimet e festave të fundvitit edhe në vende bregdetare. Sa i takon destinacioneve bregdetare më të preferuara, sipas Hoxhës janë Durrësi dhe Vlora.

‘Po është Durrësi dhe Vlora më të përzgjedhurat për tu vizituar. Ka njerëz që preferojnë bregdetin për shkak të një organizmi që mund të jetë bërë atje. Durrësi është i pari që tërheq më shumë vizitorët’, tha ajo.

Hoxha bëri me dije edhe se sa është kostoja që duhet të shpenzojë një familje shqiptare, që do të organizojë pushime gjatë festave të fundvitit.

‘Varet nga periudha sa më herët bëhen aq më të lira janë dhe çmimet, ndërsa nëse e lënë në moment të fundit edhe çmimet rriten. Paketa tonat janë biletë avioni dhe akomodim për Europën.  Në paketat që ne kemi në rajon ne ofrojmë hotelin ku përfshihet mëngjesi dhe darka dhe është për këtë periudhë 345 euro për dy netë dhe 3 ditë, kurse për Europën 259 euro për person, varet nga biletat e avionit dhe nga pjesa e hotelit', tha ajo.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja