Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore

Parlamenti gjatë seancës plenare

Pushimet për ligjvënësit mbaruan. E hëna rikthen në sallën e Kuvendit deputetë e ministra, të cilët do të kenë përballë hallet e vjetra por edhe ato të reja.

Kryetarja e re e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur seancën e parë si drejtuese në orën 17.00 më 2 shtator, ku pritet të diskutohen objektivat për këtë legjislaturë të dhjetë të parlamentit.

Edhe ky sesion i shtatë, nis me çështje të nxehta, siç është diskutimi për mandatin e Olta Xhaçkës, ku opozita kërkon që ti hiqet. Pas nuk mbetet as reforma zgjedhore, ku ligjvënësit ende nuk kanë arritur në një rezultat përfundimtar edhe pse dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas nuk mbeten as kërkesat për komisionet hetimore për çështje si ajo e të dhënave apo një komision i ri për mikrokreditë, apo mbetjet toksike që kanë ngritur në këmbë institucionet vendase e të huaja.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 01/09/2024 18:19

    I lodhi puna shum. Shteti ma fukara ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar, shoku i dha MDMA në vend të Adderall! Gjykata e dënon me 75 mln USD dëmshpërblim autorin

SHBA/ Historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar, shoku i dha MDMA në vend të Adderall! Gjykata e dënon me 75 mln USD dëmshpërblim autorin