Spiropali pret ambasadorët e Shqipërisë: Diplomacia parlamentare, përparësi e Kuvendit

Spiropali pret ambasadorët e Shqipërisë: Diplomacia parlamentare, përparësi e Kuvendit

Spiopali me ambasadoren e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi dhe ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.

Gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Spiropali diskutoi mbi vijimin e bashkëpunimit të shkëlyqer të Kuvendit me Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe aktivitetet në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Me ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka, Kryetarja Spiropali diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar dypalësh, mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës Hungareze si edhe kontributin e Hungarisë për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor nga vendet e Grupit të Vishegradit.

Ndërsa gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, Spiropali shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e Kuvendit me KiE dhe Asamblenë Parlamentare, ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve pas daljes së Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE si edhe vijimin e përpjekjeve dhe të lobimit për pranimin e Kosovës në KiE.

Me ambasadoren e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, biseda u përqendrua në bashkëpunimin e Kuvendit me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit