Pushkar, zbulohet fotoja me
familjen modeste boshnjake

Pushkar, zbulohet fotoja me <br />familjen modeste boshnjake
TIRANE- Esad Pushkar, që është bërë, sëbashku me Damir Fazlliçin, një ndër dy boshnjakët më të njohur dhe më të pushtetshëm në Shqipëri, nuk paraqet asgjë që të le të mendosh se ai është me të vërtetë përfaqësues i një firme, që nuk e ka për gjë të ofrojë më se një miliard dollarë për të blerë kompaninë shqiptare të naftës Albpetrol, shkruan sot gazeta print e Shqiptarja.com.

Në një fotografi mes njerëzve të familjes së tij, ai paraqitet si një njeri që banon në mjedise më se të zakonshme, pa luks. Pushkar, sikurse ka sqaruar më parë në faqen në FB, herë del si një model e herë të tjera si një ndërmjetës-sekser i interesave politike e diplomatike.

Me plot këngë dashurie në rrjetin social dhe komente për fotot që i ndryshon herë pas here, ai nuk u jep lexuesve asnjë të dhënë për takimet që kryen si këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Kazakistan, Libi apo Amerikën Latine, për të lobuar në favor të njohjes asë Kosovës në rajone të ndryshme të botës. Personi që hodhi mbi tryezën e përfaqësuesve të METE-s zarfin me letra që premtojnë 850 milionë euro dhe më pas bllokoi telefonat e e-mailat për të gjithë ata që kërkonin të kontaktonin me të për më shumë informacion, vështirë se mund të përfytyrohej si një njeri që jeton në kushte të thjeshta, pa bodigardë, pa makina të shtrenjta apo të blinduara.

Por, sikurse duket edhe nga fotot familjare, ai nuk është biznesmeni ndërkombëtar, për të cilën pretendohet. Ashtu sikurse edhe kompanitë që janë bashkuar në një konsorcium, nga SHBA apo nga Singapori, por pa rezultate që të lenë të kuptosh për kapitale kaq serioze, edhe pamjet, gati të varfëra të Pushkarit, nuk japin të kuptosh se kemi të bëjmë me një biznesmen të madh të rangut ndërkombëtar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”