Pushkatimi i 14 mirditorëve, Basha përkujton 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit

Pushkatimi i 14 mirditorëve, Basha përkujton 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjete sociale ka përkujtuar  Masakrën e Qafë Valmirit.  Basha shkruan se  masakra u krye në prani të mijëra banorëve të cilët u detyruan të shikonin krimin makabër. Ndër të tjera kreu i PD shkruan se Masakra e Qafës së Valmirit është një prej akteve më makabre terroriste që diktatura komuniste kreu ndaj Mirditës.

Kreu i opozitë më pas shton se në këtë zonë duhet të kishte patur për 30 vjet me radhë politika të diskriminimit pozitiv, jo vetëm për të rehabilituar numrin e lartë të të persekutuarve nga diktatura, por edhe për investime që do të rrisnin numrin e të arsimuarve, një mollë e ndaluar për shumicën e popullsisë së zonës gjatë 50 viteve diktaturë, do të rrisnin numrin e bizneseve të reja, do të ndihmonin fshatrat të rimëkëmbeshin dhe zonën të rigjallëronte traditat e veta të shkëlqyera, por në fakt këto politika kanë munguar.

Postimi i plotë i Bashës:

70 vjet më parë diktatura komuniste e angazhuar në një betejë të egër për të thyer rezistencën e Mirditës, në një shfaqje publike të terrorit, vari në litar dhe pushkatoi 14 nga bijtë më të shquar të krahinës, në Masakrën e Qafës së Valmirit.

Duke ndjekur porositë e vetë diktatorit gjakatar, “kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët, këto bëjnë përshtypje në popull”, veglat e verbra të Sigurimit Komunist varën 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë 17 gushtin e 1949-s, si një akt raprezalje pas vrasjes së Bardhok Bibës, ku rezultoi se nuk ishte i përfshirë asnjëri prej tyre, dhe si pjesë e strategjisë së terrorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.

Masakra u krye në prani të mijëra banorëve, të cilët u detyruan përdhunshëm ta ndiqnin këtë makabritet.  Në raportimet e Sigurimit të Shtetit, thuhet se bashkë me varurit dhe të pushkatuarit, ishte vënë në zbatim një valë e gjatë arrestimesh e internimesh, që do të përfshinin banorë të 24 fshatrave të Mirditës, nga rreth 32 që kishte zona në atë kohë.

Kështu Masakra e Qafës së Valmirit sëmboi drejtpërdrejt në familjet e rreth 90 % të fshatrave të zonës, dhe jehona e masakrës u përhap në të gjithë vendin. Me sjellje të pastra racizmi krahinor e fetar, vetë hierarkët komunistë e kishin deklaruar me dhjetëra herë se “të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut, edhe pse asnjë s’meritonte të vritej”.

Masakra e Qafës së Valmirit është një prej akteve më makabre terroriste që diktatura komuniste kreu ndaj Mirditës. Ata ju turrën asaj si bisha të tërbuara për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë që i buronte nga historia e saj e lavdishme.

Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj, prandaj edhe kjo zonë ka përqindjen më të lartë të të vrarëve, të burgosurve dhe të të internuarve nga diktatura. I gjithë vendi, por edhe vetë demokracia shqiptare i është borxh Mirditës për çmimin e lartë të sakrificës që ajo pagoi për 50 vjet që të mbahej gjallë ideali i lirisë dhe dinjitetit të njeriut.

Në këtë zonë duhet të kishte patur për 30 vjet me radhë politika të diskriminimit pozitiv, jo vetëm për të rehabilituar numrin e lartë të të persekutuarve nga diktatura, por edhe për investime që do të rrisnin numrin e të arsimuarve, një mollë e ndaluar për shumicën e popullsisë së zonës gjatë 50 viteve diktaturë, do të rrisnin numrin e bizneseve të reja, do të ndihmonin fshatrat të rimëkëmbeshin dhe zonën të rigjallëronte traditat e veta të shkëlqyera, por në fakt këto politika kanë munguar.

Masakra e Qafës së Valmirit ka 70 vjet që dëshmon për këtë aparteid që është një mëkat i shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi s’kemi dëgjuar asnjë ndjesë, përkundrazi, kemi parë se si mundohet të mbahet gjallë me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të zonave zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit.

Megjithë këto, Mirdita ka vijuar me stoicizëm të japë dëshmitë e saj se beteja me të keqen më në fund do të fitohet, se do të mposhten dishepujt e sotëm të tezave raciste e të aparteidit shtetëror ndaj pjesëve të ndryshme të vendit e ndaj Mirditës posaçërisht.

Nderim përjetë martirëve të Mirditës! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 18/08/2019 11:28

    Tani u kujtove ti o hollandes lulishteje

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 17/08/2019 15:45

    Pa piken e keqardhjes e them qe ky vepim i para 70 vitesh ne Mirdite ka bere qe per ato 50 vite te mos kete me asnje vrasje ne Mirdite - JA U KA PALUAR BISHTIN ATYRE FRIKACAKEVE MIRDITOR NE ATE KOHE HAZRETI ENVER HOXHA - e din edhe ata shume mire. Tash lehin e han mut sa te duan dhe ngjallin thirren ne Kanun e pordhe te tjera.

    Përgjigju
    • Mirditor: 17/08/2019 19:23

      Vrasje ka në gjith boten. Ku jeton ti? Mos e ngaterro shtetin demokratik me vrasjet kriminale. Diktatura ka marr jet kot

  • Begu: 17/08/2019 13:52

    Ti Salihu,Mediu dhe klani pas jush,kujtojeni Gredecin dhe 21 Janarin,besa edhe vrasjet te tjera, do te ishte nje pendim I pjeswerishem I dobuiishem per j u kryesit ekrimieve dhe politiken e kalneve tuaja politike.Lereni krimet e te tjereve!

    Përgjigju
  • Ilir: 17/08/2019 12:24

    Ti je fatkeqesia e demokrateve dhe gjithe shqiptareve. I je fshehur drejtesise. Je nje drejtues idiot dhe pa vizion. Ke mbledhur gjithe llumin afer vetes. I ke dhene pushtet kudo ketij skizofrenit dhe gjakpiresit...! Jep doreheqjen se na more ne qafe!

    Përgjigju
    • Oso Dobraci: 17/08/2019 13:38

      Ke me ken jashtqitje e Shkoderloces o Bashe .Shkodra te fut hunin ma mir ke me shkue ne Zall tr Kirit mbase kan me tu liru shalet e ngjitme

  • Mirditori: 17/08/2019 11:37

    ik o Lulush se mjerdita esht socialiste me kto reklama smerr vota ne mirdit

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/08/2019 11:10

    O vrases kur do i kujtosh ata 4 qe pushkatove me 21 janar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton