‘Pushkët i kemi plot’, Kurti i ‘përgjigjet’ Grenell? Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.

Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, por duket se i dha atij një përgjigje indirekte pas deklaratës ku e kritikoi ashpër se nuk është i besueshëm për SHBA.

“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

Sulmi i Grenell për Albin Kurtin erdhi vetëm pak para zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Kosova do të zgjedhë kryeministrin e ri. I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell tha se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 05/02/2025 08:46

    Kukulla e Serbisë, pushkët plotë??? Për të vrarë lepuj në fusha besoj!

    Përgjigju
  • Isa: 05/02/2025 05:03

    Te gjitha veprimet e Kurtit i shkojne per shtat Sebise

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 05/02/2025 01:28

    O Albin o pinguin me ke do hagesh ti me Ameriken qe te shpalli shtet te pavarur dhe te dha dinjitetin se akoma edhe sot do te ishe pjese e Serb9se.

    Përgjigju
  • Arberi: 05/02/2025 01:05

    Albini eshte si karaduza i Bajram Currit qe s'i leshon rrugen centaurit.Ai nuk paska keshilltar ushtarak.Eshte kollaj me hedh popullin ne lufte,por duhet llogarit fitorja.E more Albin , i ke hip kalit se prapthi.....

    Përgjigju
  • Toma: 04/02/2025 23:51

    Kush flet ky qe ska shkrep nje pushke ne jete te vet .Kurti e ka nda mendjen me ja kthy prape Koseven Serbise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Basha uron Kosovën për Pavarësinë: Jemi krenarë për arritjet e jashtëzakonshme në këto 17 vite, më e mira është përpara

Basha uron Kosovën për Pavarësinë: Jemi krenarë për arritjet e jashtëzakonshme në këto 17 vite, më e mira është përpara