/ATSH-AFP/ - Fushata e ofensivës ajrore ruse në Siri do të zgjasë tre deri në katër muaj, e intensifikuar, deklaroi sot presidenti i Komisionit të Çështjeve me Jashtë të Dumës (Dhoma e Ulët e parlamentit rus), Aleksei Pushkov.
"Ekziston gjithmonë një rrezik, por në Moskë flitet për tre deri në katër muaj operacione", njoftoi Pushkov për radion franceze "Europe 1".
I pyetur në lidhje me intensifikimin e sulmeve në të ardhmen, ai u përgjigj "absolutisht".
Pushkov shtoi se sulmet e koalicionit ndërkombëtar kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qënë mjaft efikase dhe ishte i domosdoshëm kalimi në një etapë tjetër në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.
"Besoj se intensiteti i sulmeve mbetet një pikë shumë e rëndësishme. Koalicioni ka pretenduar kryerjen e bombardimeve ndaj ISIS-it përgjatë një periudhe njëvjeçare, por nuk ka qënë rezultativ. Nëse sulmet kryhen me një efikasitet të shtuar mendoj se rezultatet do të bëhen të prekshme", u shpreh parlamentari.
"Vetëm 20 për qind e operacioneve të koalicionit ndërkombëtar kanë qenë frytdhënëse. Në 80 për qind të rasteve ata nuk kanë kryer bombardime", pohoi Pushkov.
/Shqiptarja.com