TIRANE - Teksa Prokuroria e Përgjithshme ka vënë nën akuzë dy deputetët e PS Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për goditjen me grushta të kolegut të tyre Gent Strazimiri, një qëndrim i tillë nuk është mbajtur për deputetë të tjerë të PS, që qëlluan Strazimirin me grushta dhe rrip në ambientet e kuvendit. Mësohet se për kallëzimin ku po hetoheshin deputetët Xhemal Qefalia, Armando Prenga dhe Gentjan Bejko, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka mbyllur hetimet për shkak të mos sigurimit të provave që do të zbardhnin të plotë këtë ngjarje.