Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2 mijë euro, KLP pezullon nga detyra prokurorin Edmond Karriqi

Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2 mijë euro, KLP pezullon nga detyra prokurorin Edmond Karriqi

Edmond Karriqi

Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka pezulluar nga detyra, prokurorin Edmond Karriqi i cili u arrestua para disa ditësh në Kavajë, nën akuzën e korrupsionit. Për shkak të pezullimit të  Karriqit, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, Këshilli vendosi transferimin përkohësisht të Xhevahir Litës prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur. Paratë i janë dhënë në dollarë por nuk janë pranuar nga prokurori Karriqi dhe për këtë sekseri i ka kthyer ato në këmbim valutor në Euro dhe më pas ia ka dhënë.

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë". SPAK njoftoi se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës. 

Njoftimi:

Për shkak të pezullimit nga detyra të prokurorit Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, i caktuar përkohësisht si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, Këshilli vendosi transferimin përkohësisht, me pëlqimin e tij, të Xhevahir Lita, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, i cili do të ushtrojë detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Kukës, përkohësisht  nga data 05.07.2021 – 04.01.2022. 
 
Gjithashtu, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me votë unanime, që prokurori Xhevahir Lita të caktohet përkohësisht të ushtrojë edhe funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një afat tremujor, nga data 05.07.2021 – 04.10.2021, pasi ai i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj dhe në Rregulloren përkatëse të Këshillit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja