Lehtësimi i masave kufizuese anti-COVID, si dhe shfrytëzimi me kapacitet të plotë i sezonit veror ka ndihmuar pushtetin vendor që të arrij shifra rekord në realizimin e të ardhurave.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat e bashkive në 9 mujor janë më të lartat që nga viti 2010.
Konkretisht deri në fund të shtatorit pushteti vendor mblodhi 173,9 milionë euro ose rreth 35.8 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu rritje ka edhe krahasuar me vitin 2019, kur u mblodhën 156.6 milionë euro në total në 9 muaj.
Kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të ardhurave sipas Ministrisë së Financave e ka dhënë taksa e infrastrukturës, që mblidhet nga lejet e ndërtimit apo projektet infrastrukturore, dhe ndikim këtu ka dhënë rindërtimi. Po ashtu ndikim kanë dhënë taksa mbi pasurinë, taksa mbi ndërtesën si dhe tarifat e tjera lokale që mbledh pushteti vendor.
Nga ana tjetër shpenzimet e bashkive janë ulur këtë vit, dhe kanë kapur nivelin e 2017. Edhe pse po hidhen shumë para për procesin e rindërtimit, dhe po kryhen shumë investime të shtrira në disa bashki, shpenzimet në 9-mujor ishin 301,4 milionë euro, nga 339,9 mln euro që ishin në vitin e kaluar.
TË ARDHURAT E PUSHTETIT VENDOR
Janar-Shtator 2019 156,6 mln euro
Janar-Shtator 2020 138 mln euro
Janar-Shtator 2021 173,9 mln euro
SHPENZIMET E PUSHTETIT VENDOR
Janar-Shtator 2019 349,9 mln euro
Janar-Shtator 2020 339,9 mln euro
Janar-Shtator 2021 301,4 mln euro
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporti: Shqiptarët, më 'dembelët' në rajon
11 Mars, 08:13
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)
6 Mars, 16:21
-
Jorida Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, vetëm 2,47 euro për orë! Ja zgjidhja urgjente që propozon PD-ja (VIDEO)
6 Mars, 15:18
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Profesionet e lira nuk 'shpëtojnë': Nëse kanë 80% të të ardhurave nga një klient do tatohen 13-23%
4 Mars, 11:44
-
Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'
3 Mars, 17:00
-
Plani ambicioz i investimeve për vitin 2024 nuk u realizua me 170 mln €! Eksperti: Shpenzimet keqplanifikohen, projektet infrastrukturore zvarriten
2 Mars, 10:00
-
Shoqëri për prodhimin e pullave fiskale në bashkëpunim me arabët! Financat: Prodhimi nis në muajin mars
28 Shkurt, 14:28