Pushteti vendor, të ardhurat në 9 muaj llogariten 9,693 milionë lekë
TIRANË, 25 Tetor/ATSH/ – Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në 9 muajt e këtij viti llogariten 9,693 milionë lekë. Referuar statistikave paraprake të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-shtator 2014) kapin vlerën e 19.626 milionë lekëve, kur në të njëjtën […]
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në 9 muajt e këtij viti llogariten 9,693 milionë lekë. Referuar statistikave paraprake të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-shtator 2014) kapin vlerën e 19.626 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishin 17,123 milionë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Nga taksa për pasurinë në këto nëntë muaj u arkëtuan 4,042 milionë lekë, nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin 1,540 milionë lekë dhe nga taksa lokale 5.263 milionë lekë. Të ardhurat nga pushteti vendor janë vlerësuar me një rritje në aktin normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2014, nga parashikimi fillestar në 12.7 miliardë leke nga 10.6 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin 2014. Ky vlerësim në rritje i të ardhurave të pushtetit vendor është bazuar në ecurinë pozitive të këtyre taksave për 8- mujorin 2014, qe ka qenë rreth 31 % më shumë nga planifikimi. Edhe shpenzimet për pushtetin vendor propozohet të rriten me 4.070 milionë lek, qe reflekton rritjen e të ardhurave nga pushteti vendor në masën 2.1 miliardë leke, rritjen e granteve konkurruese në masën 2.570 milionë leke, si dhe uljen me 600 milionë leke të të ardhurave nga shpërndarja e rentës minerare.
Për një adminsitrim më të mirë të taksave që mblidhen nga pushteti vendor, qeveria ka vendosur heqjen e tatimorëve të pushtetit lokal dhe mbledhjen e tyre nga administrata tatimore për t'ua kthyer më pas bashkive. Edhe Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave sugjeron vijimin e reformave rregullatore në drejtim të thjeshtimit të sistemit të pagesave dhe të taksimit. Në këtë mënyrë do të mund të rritet baza e taksapaguesve dhe niveli i të ardhurave, pa rënduar me taksa të shtuara taksapaguesit e rregullt.
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.6%
-
Jo
13.5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27