Spanja dhe e gjithë bota kanë mbajtur frymën në ndeshjen e kthimit në mes ekipeve të Barcelonës dhe Realit të Madridit të zhvilluar në stadiumin 'Camp Nou'. Sfida ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël, ndërsa në fund i ka dhënë të drejtë ekipit të Realit që të presë biletën për në finalen e kompeticionit pas fitores 1-3. Ndeshja ka filluar mjaft e mirë për ekipin e Realit të Madridit që sulmon nga minuta e parë duke mos e ndier aspak presion e faktit që ndeshja zhvillohej në stadiumin e Barcelonës.

Sulmeve të Iniestës dhe Mesit i është kundërpërgjigjur Ronaldo me një aksion të shpejtë nga e djathta duke zënë në befasi mbrojtjen katalanase. Ronaldo futet në zonë dhe shmang mbrojtësin Pike që nuk ka si të ndalojë portugezin vecse duke shkaktuar faull. Arbitri jep 11-metërsh. Ylli i Realit merr përsiër goditjen duke e kthyer në gol në minutën e 13'. Në minutat e fundit të pjesës së parë Barcelona pretendoi për një penallti me Iniestën dhe Albën, por arbitri nuk ishte i të njëtit mendim. Në fund të 45' minutave ka pasur vend edhe për tension mes Ramos dhe Albës që stimoloi një ndërhyrje të Arbeloas. Në pjesën e dytë në min. e 56' ekipit i Barcelonës ka mundësinë për të mirë për të barazuar me Pedron, por Lopez bën mrekullinë duke grushtuar topin.

Por atë që nuk e bën Barcelona e bën Reali, i cili del në sulm të shpejtë me Di Marian që shmang Pujolin dhe godet, devijon topin portieri, ndërkohë që Ronaldo i gjendur para portës stopon bukur topin godet duke e dërguar në rrjetë, fundosur Barcelonën dhe prerë biletën e finales. Por në fund ka vend edhe për Varnen që shënoi golin e tretë për Realin dhe të dytin personal përballë Barcelonës. Për Barcelonën ka shënuar Jordi Alba në fund.



Dylber Balla