Pushtimi i Tiranës nga
kryengritësit e veriut

Pushtimi i Tiranës nga<br />kryengritësit e veriut
TIRANE - Ndokë Gjeloshi ishte një veprimtar i aktiv politik dhe ushtarak, gardist themeltar i xhadarmarisë shqiptare. Ai ishte dhe mbetet një figure sektakolare, i vlerësuar bardhë e zi; si një nga trimat më madhështor dhe një nga tradhtarët më të ulët; i kënduar dhe i baltosur,  i dashur dhe i urryer; sa i mohuar si heretik   aq i paharruar e interesant që më shumë rrezaton se sa nxin.

Më 10 Qershor 1924 ditën e martë, ora 19.30’, fanolisti Ndokë Gjeloshi ka qenë oficeri i parë që hyri në Tiranë në krye të pararojës së forcave kryengritëse të  veriut, duke dëftuar  trimëri, guxim dhe sakrificë sa befasoi eprorët e vet ngaqë nuk e prisnin një inkursion kaq të shpejtë dhe të suksesshëm.

Gjatë Rrethimit të Shkodrës, përmes gjylesh që binin pandërprerë shpëtoi prej zjarrit Kishën e Madhe dhe civilët e pambrojtur. Ai i pari shqiptar që ngriti flamurin në Kambanoren e Katedralës së Shkodrës. Ndokë Gjeloshi shkoi në Durrës për t’i dalë zot Princ Vidit dhe për merita ushtarake mori çmimin “Besa e Bashkimit”.

Gjithashtu ai luftoi me Bajram Currin për spastrimin e vendit nga bandat esadiste, qe rojtar i Kongresit të Lushnjës dhe mori pjesë aktive në luftën e Koplikut. Njihen meritat e tij edhe për ndihmesën e vyer të komitetit për “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”, ku udhëhoqi propagandën elektorale në favor të Gurakuqit në vitin 1923.

Si politikan i frymëzuar nga idealet opozitare, përkrahu kryengritjen e Nolit dhe në 10 qershor,duke hyrë i pari në Tiranë në krye të forcave të pararojës së Ushtrisë Kombëtare. Me fitoren e Legalitetit i dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut, arratiset në Jugosllavi me pas kthehet dhe vihet në krye të veprimeve luftarake në Lëvizjen antizogiste të nëntorit më 1926.

Ndokë Gjeloshi me të shtënat e rrufeshme mbi mbretin shqiptar në Vjenë hyri në mënyrë spektakolare në Historinë e Shqipërisë, pse jo dhe të Austrisë. Në kohën e okupacionit u mobilizua ne milicinë shqiptare dhe mori dekoratën “Senator i Parë”
 
MARSHI I FANOLISTËVE DREJT TIRANËS

Pasi shpallën marrjen e qytetit të Shkodrës, kryengritësit vazhduan marshimin drejt Lezhës, duke tentuar t’i shmangen  një konfrontimi me 600 forcat qeveritare dhe një gjakderdhje me pasoja të renda. Me datë 8 qershor në orën tre pas mesnate forcat ushtarake filluan marshimin drejt Lezhës. Toger Ndokë Gjeloshi me detashmentet e vullnetarëve sulmoi rrufeshëm urën e Gjadrit.

Toger Vas Kiri kishte zënë kodrat e qytetit, Xhemal Bushati sulmoi me forcat e veta nga përtej Drinit duke u bashkuar me fuqinë që mësynte drejtimin e Raboshtes, Kapiten Mark Raka me forca të tjera mësyni në drejtim te Rraboshtës dhe Malësisë së Lezhës.

”Pushka filloi përnjëherë në të gjitha anët dhe kështu pas një luftimi të rreptë  që zgjati 4 orë që u pushtue Lezha dhe fuqitë e kundërshtarëve qenë thye keqas saqë Major Gilardi nuk dihet se ç’drejtim mori. Në luftime ranë dëshmorë 13 të vdekur vullnetarë e 6 të plagosur (“Ora e Maleve”, 6 Qershor 1924)

Në këtë situatë tepër të vështirë Ahmet Zogu urdhëroi që të gjitha forcat që po tërhiqeshin nga jugu të dislokoheshin gjatë bregut të Shkumbinit, kurse ato të veriut të rezistonin në Lezhë dhe në grykat që mbronin Tiranën nga lindja. Por, këto masa nuk dhanë rezultat.

Forcat kryengritëse marshuan me shpejtësi duke pasur sukses të plotë ndaj forcave qeveritare që ishin në shthurje e sipër dhe në panik të plotë. Ndokë Gjeloshi me një çetë 18 vetash si pararojë e ushtrisë kombëtare hyri i pari në Tiranë duke shënuar triumfin ushtarak të forcave fanoliste mbi forcat qeveritare zogolliane.

Ditën e martë me 10 qershor fuqitë e ushtrisë kombëtare në veri gjendeshin në Lezhë, por shpejtësia e veprimeve luftarake të forcave që u drejtuan nga Ndokë Gjeloshi i shtoi shumë më tepër simpatitë e në popull dhe marshoi fluturimthi drejt Tiranës.

”Ndokë Gjeloshi që ndodhej në Lezhë, me një togë ushtarësh, mbas një urdhëri të marrë nga komanda e përgjithshme për me u nisë në Tiranë, pa marrë parasysh rrezikun e jetës zgjodhi 18 ushtarë  shkodranë, mes të cilëve janë fiksuar në dokumente emri i Gjergj Çamukut ( Shalë)  dhe aspirant Dedë Thana e gatohet me këtë çetë me i pri ushtrisë për pushtimin e Tiranës” (“Ora Maleve”, 18 qershor 1924).

Kronikat e shtypit të kohës na bëjnë me dije se Ndokë Gjeloshi pasi dha urdhërat me saktësi e kompetencë, me një qetësi të admirueshme dhe trimëri të çuditshme, niset me një autokarro prej Lezhe e mësyn kodrat e Pllanës ku mendonte se do të ndeshej me ndonjë fuqi qeveritare.

Mbërrin në Pllanë, por për fat pa u ndeshë me askënd kalon lumin e Matit. “Aty ndesh ne dy fillërojtësa të telegrafit, të cilët i urdhëron menjëherë me ndreqë telin për me lidh Shkodrën me Tiranën. Prej andej ndalet në Milot, ku gjen Kapiten Abdullah Elbasanin, topçiun e baterisë së Tiranës me 15 ushtarë.

Ne emër të Ushtrisë Kombëtare i urdhëron dorëzimin e armëve, i çarmatos, u merr ato armë me vete e pa bjerrun kohë vijon udhtimin” (Ora e Maleve, Po aty).. Ndoka me ritëm të hovshëm  vazhdon udhtimin  përpara, vetëm përpara  dhe pa iu nda asaj fuqie modeste që kishte me vete, tek Hani i Bamit shef 4 ushtarë me 4 karroca municjon, edhe këta i çarmatosë, u merr municjonin dhe len dy ushtarë nga çeta e tij të sjellë municjonin në Tiranë.

Në vazhdim të aventurës së vet, mbas Hanit të Bamit ndeshet me disa ushtarë që kishin me vete një top e një mitroloz që me sa duket po udhëtonin drejt Krujës. Përplasja qe drithëruese, tyt për tyt me gishta në kembëz, me pushkë që ishin gati të villnin zjarr, gati për vdekje në rast kundërshtimi.

Ushtarët qeveritar nuk kishin ç’të bënin tjetër, mes jetës e vdekjes zgjodhën udhën e shpetimit, duke hedhur armët dhe dorëzuar gjithë armatimin e municjonin që dispononin .Tani forcat e toger Gjeloshit u pajisën me top e mitroloz dhe 35 ushtarët e dorzuar me gjithë një borizan kaluan nën komandën e tij, të cilët  i urdhëroi që topin ta dorzonin në Tiranë por për siguri  topit ia hoqi shulin .

Në Fushë -Krujë ndeshet përseri me një fuqi 40-50 vetash,  civilë të armatosur, të primë prej dy kryetarëve nga Petrela si oficera rezervë. Kjo çetë e armatosur si e pa vetën të mësyme në menyrë të papritur prej ushtrisë kombëtare, te tanë u paralizue menjëherë e pa kurrnjë kundërshtim iu nenshtrua urdhërit të dorzimit të armëve.

”Zoti toger u mori armët në autokarro, len dy ushtarë  të vet të cilët hypin në dy kuajt  e dy kryetarëve të asaj  çete për me i percjellë për në Tirane”.

Ndokë Gjeloshi dhe toga e tij e vogël trimëreshë vazhduan pa u ndalur vrapimin me pengesa deri në Tiranë duke pastruar gjithkund rrugën nga mbeturinat e mercenarëve qeveritarë, duke çarmatosur të gjithë ata që ndeshën rrugës,me armë ,civila, ushtarë, xhandarë në radhët e të cilëve mbretëronte kaosi, mungesa e drejtimit dhe disiplina e vërtetë ushtarake.

Në orën nëntëmbëdhjetë e tridhjetë minuta pas darke, Ndokë Gjeloshi me forcat e tij duke u bërë zotërues të qytetit të mbetur pa qeveri nga që Zogolli dhe pasuesit e tij ia kishin mbathur e ikë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal