TIRANË - Pas publikimit të lajmit se ka lëshuar prokurat e përfaqësimit për 11 kompanitë kineze që janë implikuar në skemën e vjedhjes së 5.4 milion euro, vjen reagimi i vetë të akuzuarës, Laura Pustina, e cila ka kontaktuar me "Shqiptarja.com". Ajo shprehet se prokurat e përmendura janë të falsifikuara.

Sipas saj, asnjë prokurë e lëshuar për 11 kompanitë kineze, të përfshira në vjedhjen përmes mashtrimit të kryer nga përfaqësuesit e tatimeve, tashmë të arrestuar, nuk përmban nënshkrimin e saj. 

“Prokurat e përmendura janë të falsifikuara, nuk përmbajnë nënshkrimin tim, numrat e regjistrit tim noterial, dhe vulat e perdoruara ne to, nuk jane ato me te cilat une jam pajisur nga Ministria e Drejtesise per kryerjen e aktivitetit tim noterial. Ky fakt eshte i njohur dhe i vertetuar edhe nga Prokuroria”, shpjegoi për ‘Shqiptarja.com” noterja publike, Laura Pustina.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)