Puthi futbollisten me forcë, në Spanjë presion për dorëheqjen e kreut të Federatës së Futbollit! Prokuroria nis hetimet
Luis Rubiales dhe momenti i diskutuar i puthjes
Kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar nga FIFA dhe një hetim vijon kundër tij edhe nga Prokuroria e Spanjës, pasi 46-vjeçari puthi me forcë futbollisten Jenni Hermoso në cermoninë e çmimeve për Kupën e Botës për femra, aty ku spanjollet fituan në finale dhe u shpallën kampione të botës.
Tanimë veç hetimit nga Prokuroria për "sulm seksual" dhe pezullimit nga FIFA deri në një hetim të plotë, presioni për Rubiales vazhdon edhe nga drejtuesit rajonalë të Federatës në Spanjë. Këta të fundit me një vendim të përbashkët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, me këtë të fundit që nuk e ka marrë në konsideratë.
Në zhvillimet e tjera për këtë çështje, nëna e Rubiales, Angeles Bejar, u mbyll në një kishë spanjolle dhe hyri në grevë urie në shenjë proteste për trajtimin e djalit të saj. Në mbrëmjen e djeshme, qindra njerëz u mblodhën në qendër të Madridit në protesta të thirrura nga grupet feministe në mbështetje të Hermoso dhe kundër Rubiales.
Rubiales u pezullua të shtunën nga organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, një ditë pasi ai kishte këmbëngulur se nuk do të jepte dorëheqjen dhe pretendoi se puthja ishte "reciproke dhe konsensuale".
"Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljes së papranueshme që ka dëmtuar seriozisht imazhin e futbollit spanjoll, presidentët kërkojnë që Luis Rubiales të japë dorëheqjen menjëherë si president i RFEF”, tha federata (RFEF) në një deklaratë të hënën, pas një takimi të jashtëzakonshëm të kryetarët e saj rajonalë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.8%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Gjykata e Lartë zhbën dënimin e Dani Alves, rrëzon akuzat për sulm seksual
28 Mars, 11:35
-
Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë
27 Mars, 13:21
-
Irani, kombëtarja e shtatë që merr një biletë për në Kupën e Botës 2026! Emrat e skuadrave të kualifikuara
26 Mars, 11:01
-
Djali i Maradonës akuza të forta: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë
25 Mars, 14:50
-
Botërori 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale
25 Mars, 12:38
-
Të dyshuar për korrupsion në FIFA dhe UEFA, Sepp Blatter dhe Michel Platini lirohen nga akuzat
25 Mars, 11:03
-
Kompletohen grupet kualifikuese të Botërorit 2026
24 Mars, 19:59
-
Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë
23 Mars, 20:08
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Japonia, skuadra e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026
20 Mars, 14:57
-
Çerekfinalet e Ligës së Kombeve, dy ndryshime në listën e Spanjës
18 Mars, 15:58
-
Përmbytje në Spanjë, evakuuohen qindra banorë! Autoritetet mbyllin shkollat, bllokohen disa rrugë (VIDEO)
18 Mars, 15:40