SPANJË - Luis Rubiales, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj futbollistes Jenni Hermoso duke e puthur në buzë pa konsensus, kjo pasi ekipi i femrave të Spanjës fitoi Kupën e Botës më 19 gusht 2023 në Australi.
Rubiales u dënua me 10.800 euro gjobë për puthjen pa konsensus me kapitenen e kombëtares. Vendimi e ndalon Luis Rubiales që t'i afrohet Hermosos në një rreze prej 200 metrash dhe të mos komunikojë me futbollisten spanjolle për një vit.
Paçka se u shpall fajtor, Rubiales i shpëtoi burgut dhe ia hodhi me gjobë. Nga gjykimi u përjashtuan edhe ish-trajneri i kombëtares së femrave, Jorge Vilda; ish-drejtori sportiv i Federatës Spanjolle të Futbollit, Albert Luque dhe ish-shefi i marketingut të federatës, Rubén Rivera; të cilët dyshoheshin se i bënë presion futbollistes për të pranuar se gjithçka ndodhi me konsensus.

Puthja në finale i shkatërroi karrierën Rubiales, i cili u vendos nën akuzë morale dhe institucionale, duke bërë që UEFA mos e njihte si president, derisa ai dha dorëheqjen nga kreu i Federatës në Spanjë.
Komente

