Puthi në buzë lojtaren, Rubiales refuzon të japë dorëheqjen! Futbollistet bëhen bashkë refuzojnë të luajnë nëse nuk shkarkohet

Puthi në buzë lojtaren,  Rubiales refuzon të japë dorëheqjen! Futbollistet bëhen bashkë refuzojnë të luajnë nëse nuk shkarkohet

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jenni Hermoso deklaroi se u ndje e sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë pas finales së Kupës së Botës.

Ndërkohë 81 lojtarë konfirmojnë se nuk do të luajnë për kombëtaren e Spanjës deri kur ai të shkarkohet nga posti i tij.

Nga ana tjetër Rubiales refuzon të japë dorëheqjen.

​"Ishte një puthje spontane. E ndërsjellë, euforike dhe konsensuale. Ky është çelësi. Mjafton një 'goditje' konsensuale për të më nxjerrë nga këtu?" ka thënë ai.

Qeveria spanjolle nisi procedimet ligjore për të pezulluar 46-vjeçarin, ndërsa FIFA ka nisur edhe procedimin disiplinor.

Rubiales pritej gjerësisht të jepte dorëheqjen në një asamble të përgjithshme të jashtëzakonshme të thirrur nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF), por në vend të kësaj ai tha "Unë nuk e meritoj këtë gjueti".

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulin; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.

Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
U puth me forcë nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, flet futbollistja: U ndjeva viktimë e dhunës së veprimeve impulsive mashkullore

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jennifer Hermoso, ka thënë të premten se u ndje sikur ishte sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë atë pas finales së Kupës së Botës.

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.

Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë dhe më gjerë, si dhe thirrje për dorëheqjen e tij.

Qeveria spanjolle ka nisur procedura ligjore ndaj 46-vjeçarit, ndërsa shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka nisur procedurë disiplinore ndaj tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja