Tiranë, 4 Shkurt / ATSH - "Puthje Dashurie" është titulluar ky libri më i ri Albert Zholit, libri i tij i 18-të, i cili vjen si një dhuratë për Shën Valentinin, dhuratë kjo e shtëpisë botuese Male.
"Ky libërth xhepi i dedikohet, dashurisë, ku nëpërmjet mesazheve, përcillen shkëndija fjale, për të ndezur vullkanin e madh njerëzor për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave", shprehet Zholi në përshkrimin që i bën librit të tij, i cili sapo ka dalë në treg nga shtëpia botuese Male.
"Sot, më tepër se kurrë, vijon autori Zholi, kemi më shumë nevojë për një fjalë të ngrohtë, për dashuri njerëzore", shkrun autori.
"Populli i ka thurur lavdet e tij kësaj ndjenje kaq të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës. Dashuria është një zë nga brenda vetes që kërkon të flasë, kërkon të dalë nga errësira, të thotë: Jetoj, për ty jam gjallë!"
/k.m//a.ke/