Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi për të zhvilluar takimin me Presidentin Vladimir Putin për të diskutuar rreth programit bërthamor. Sipas analistëve kjo vizitë e liderit korean është një përpjekje për të marrë mbështetje pas dështimit të samitit të dytë me SHBA-në.
Kjo vizitë gjykohet gjerësisht si një mundësi për Korenë e Veriut për të treguar se ka aleatë të fuqishëm pas dështimit të bisedimeve për programin bërthamor me SHBA në fillim të këtij viti.
Analistët besojnë se ky samit është edhe një shans për Rusinë të tregojë se është një lojtar i rëndësishëm në gadishullin korean. Rusia ka qenë e përfshirë edhe më parë në bisedimet për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.