RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin do të falë Mikhail Khodorkovsky, ish miliarderin më të madh në Rusi. Gjatë një konferenece për shtyp në World Trade Center të Moskës, përpara 1400 gazetarëve rus dhe të huaj, pasi foli për marrëveshjen e Rusisë me Ukrainën, Putin surprizoi të gjithë duke thënë se do të nxirrte së shpejti një dekret, për të `falur` ish manjatin e naftës dhe një nga armiqtë e vjetër, i cili u arrestua në vitin 2003 për evasion fiskal dhe për vjedhje.
Presidenti rus, deklaroi gjithashtu se i kishte mbërritur një kërkesë për falje nga ana e të burgosurit dhe se Putin kishte vendosur ta pranonte këtë kërkesë, duke firmosur dekretin pas disa ditësh.
Ai nënvizoi edhe faktin se mamaja e Khodorkovsky, është e sëmurë, kështu që duhen marrë parasysh të gjitha rrethanat.
50-vjeçari Mikhail Khodorkovsky, për shkak të ambicjeve të tij politike, ishte kthyer në një kundërshtar për Putin, kur ky i fundit ishte në vitet e parë të postit të presidentit dhjetë vite më parë.
Deklarata e faljes së tij, ka surprizuar edhe vetë avokatët mbrojtës të Khodorkovsky, të cilët fillimisht e kanë mohuar faktin që të ishin në dijeni të një kërkese të tillë, të bërë nga klienti i tyre.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të naftës, Mikhail Khodorkovsky">