/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin dënoi sot qëndrimin jokonstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij shmangin parimin e një shkëmbimi të delegacioneve me Moskën për bisedime rreth konfliktit sirian.
"Unë besoj se ky qëndrim është jokonstruktiv dhe në mënyrë të dukshme burimi i dobësisë së qëndrimit amerikan dhe mungesës së një plani për Sirinë. Në pamje të parë duket thjeshtësisht sikur nuk ka asgjë konkrete për bisedime me amerikanët", deklaroi Putin në Astana referuar deklaratave të ritransmetuara në televizionin rus.
"Nuk e kuptoj qartësisht sesi partnerët tanë amerikanë munden të kritikojnë luftën antiterroriste të Rusisë në Siri duke refuzuar me çdo kusht dialogun e drejtpërdrejtë në lidhje me çështje të rëndësishme të tilla si zgjidhja politike e konfliktit", shtoi ai.
Rusia njoftoi se i ka propozuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës një delegacion me zyrtarë amerikanë të cilët do të shkojnë në Moskë për të diskutuar krizën siriane. Më pas, per shkak te hezitimit të Uashingtonit, Moska ka propozuar një delegacion rus të kryesuar nga kryeministri Dmitri Medvedev i cili është nisur për në Uashington.