Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Një dokument sekret, i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe i zbuluar nga inteligjenca ukrainase, tregon synimin e Putinit për ta kthyer Ukrainën, në thelb, në një shtet kukull nën kontrollin e Moskës. Lindja, e aneksuar drejtpërdrejt nga Rusia, do të përfshinte jo vetëm Donbasin, i cili aktualisht kontrollohet pothuajse plotësisht nga trupat ruse, por edhe rajone ende nën kontrollin ukrainas si Zaporizhia dhe Kherson.

Rajonet qendrore, Sumy, Odessa dhe kryeqyteti Kiev, sipas dokumentit, do të shndërroheshin në një “njësi shtetërore filoruse.” Projekti parashikon që qeverisja të bëhet nga njerëz besnikë ndaj Moskës dhe të sigurohet nga ushtria ruse.

Në këmbim të këtij plani, që do të copëtonte Ukrainën duke e vendosur nën kontrollin e plotë të Moskës, Putin do të ishte i gatshëm të diskutojë një armëpushim, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Sigurisht, Ukraina duhet të heqë dorë përgjithmonë nga ëndrra për t’u anëtarësuar në NATO.

Ndërkohë, një dokument i inteligjencës amerikane akuzon Putinin drejtpërdrejt si urdhërues të një sërë vrasjesh të kryera jashtë vendit. Shërbimet sekrete kanë gjurmuar "dorën e fshehtë" të Putinit, për shembull, në vrasjen e Alexander Litvinenko, ish-agjentit sekret rus të helmuar me polonium tetëmbëdhjetë vjet më parë, si dhe në vrasjen e biznesmenit Alexander Perepilichnyy, i vrarë "me sa duket me një toksinë biologjike" në vitin 2012. Të dy u vranë në Londër dhe janë shembujt më të famshëm të një serie vrasjesh të përgjakshme që Putin ka urdhëruar edhe jashtë Rusisë.

"Putini ndoshta autorizon vrasje të personave të profilit të lartë jashtë vendit," theksohet në një dokument të zbuluar nga Bloomberg, i cili daton në vitin 2016. “Rasti i parë i qartë” i një ekzekutimi të urdhëruar nga presidenti rus daton në vitin 2004, në Katar. Në dokumentin e vitit 2016 thuhet gjithashtu se "vrasjet e urdhëruara nga Kremlini jashtë vendit ka të ngjarë të vazhdojnë." Dhe rritja e numrit të disidentëve, biznesmenëve që kanë tradhtuar Kremlinin, dhe kundërshtarëve politikë që kanë vdekur në rrethana misterioze duke rënë nga ballkone apo duke ndërruar jetë nga sëmundje të papritura është, në fakt, e pamohueshme./La Repubblica

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot