Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan pritet të takohen gjatë këtij muaji ku temë kryesore e diskutimit të tyre pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat amerikanë nga Siria.
Data e takimit të saktë është ende në negociata, është deklaruar zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov të dielën, transmeton agjencia e lajmeve ruse “Tass”
"Udhëheqësit ranë dakord se takimi do të ishte së shpejti, por data e saktë ende nuk është përcaktuar", ka thënë Peskov.
Sipas burimit të medias, udhëheqësit e dy vëndëve pritet të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë situatën në Siri dhe kontratën për blerjen nga Ankara të një sistemi raketash anti-ajror S-400.
Herën e fundit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan më 1 dhjetor të vitit të kaluar në samitin të G20-ës që u mbajt në Buenos Aires .
Ndërkohë në fund të dhjetorit 2018, delegacioni turk, i cili përfshinte shefat e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, u përfshinë në negociata në Moskë me zyartarët rus ku palët diskutuan situatën në Siri dhe tërheqjen e trupave amerikane nga vendi arab
Turqia mbështetë grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Më 20 dhjetor, 2018, president i SHBA-së Donald Trump njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend.