Putin 'humb qetësinë' gjatë konferencës me homologun francez, i drejtohet Zelensky-t: Ki durim, bukuroshja ime!

Putin 'humb qetësinë' gjatë konferencës me homologun francez, i drejtohet Zelensky-t: Ki durim, bukuroshja ime!

Presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij Emmanuel Macron

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedës me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, zhvilloi qetë bisedimet e tij të zakonshme, megjithatë edhe e kaloi disa herë kufirin në konferencën për shtyp.

Ishte një pyetje e gazetarëve për marrëveshjen e Minsk-ut që ‘ndezi’ Putinin duke i dhënë një përgjigje me një referencë të frazave të vjetra ruse, aspak etike.

 “Presidenti aktual deklaroi së fundmi se nuk i pëlqen asnjë pikë e vetme nga këto marrëveshje të Minsk-ut. Epo, të pëlqen s’të pëlqen, ki durim, bukuroshja ime”.

Këto ishin fjalët që tërhoqën vëmendjen e dy korrespondentëve të 'Financial Times' dhe 'The Guardian' në Moskë Max Seddon dhe Andreë Roth madje u sugjeruan lexuesve që të mos i kërkojnë në internet këto fjalë proverbiale pasi lidhen me një histori jo të këndshme, “nekrofilie”.

‘Putin dhe Macron tani po flasin pas më shumë se pesë orësh bisedimesh në Kremlin. Putini e nis duke turpëruar për përgjigjen perëndimore ndaj kërkesave të sigurisë së Rusisë. "Ata thonë se NATO është një aleancë mbrojtëse. Pyetni qytetarët e shumë vendeve - Iraku, Libia, Afganistani...’, raporton gazetari në një pjesë të postimit të tij në Twitter.

The second (of two) questions given to the French journalists is also about Wagner.

Putin talks about Ukraine anyway. "If Ukraine joins Nato and tries to take back Crimea by forces, then Nato member states will be dragged into a war with Russia! And there will be no victors."

— max seddon (@maxseddon) February 7, 2022

Putin u ndal gjatë fjalës së tij të detyrimet e nevojshme që ka Ukraina në përmbushjen e marrëveshjes në fjalë.  Në të kundërt, sipas tij, nuk do të funksionojë ndryshe. Macron, nga ana e tij, tha se synon që t’i diskutojë me autoritetet ukrainase, propozimet e Rusisë.

Bisedimet midis Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron filluan të hënën në mbrëmje në Kremlin dhe zgjatën për më shumë se pesë orë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale