Putini propozoi ‘duel raketash’ me SHBA në Kiev, Zelensky: Ai është një bastard

Putini propozoi ‘duel raketash’ me SHBA në Kiev, Zelensky: Ai është një bastard

1734205990_volodymyrzelensky.JPG

Foto:Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës që Vladimir Putin bëri lidhur me luftën në Ukrainë.

Në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë Putin propozoi “një duel të teknologjisë së lartë” midis raketës së re balistike hipersonike të Rusisë dhe sistemeve të mbrojtjes raketore amerikane.

Lidhur me këtë Zelensky sot nga Brukseli ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Evropian, cilësoi Putinin si një “person bastard”, raporton Sky News.

“Sot, një shok nga Kremlini tha se Rusia po ofron një 'duel teknologjik'. A mendoni se ky është një person me karakter? Ai është thjesht një bastard, një i poshtër, një psikopat”, tha Zelensky.

Më tej Zelensky theksoi se Ukrainës i duhen edhe 19 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur infrastrukturën energjetike, veçanërisht termocentralet bërthamore, nga raketat ruse.

“Prioriteti ynë është mbrojtja ajrore, përmbushja e marrëveshjeve me partnerët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, për t’i siguruar Ukrainës sistemet e nevojshme. Ne kemi nevojë për 19 sisteme të tjera për të mbrojtur infrastrukturën energjetike, veçanërisht termocentralet bërthamore, nga raketat ruse”, shtoi Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në! Zelensky: Ai është një bastard


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Berisha kërkon votimin e rezolutës kundër gjenocidit serb, Balla: Ju arrestuat Adem Jasharin! Kreu i PD-së: Trillim i Beogradit

Berisha kërkon votimin e rezolutës kundër gjenocidit serb, Balla: Ju arrestuat Adem Jasharin! Kreu i PD-së: Trillim i Beogradit