Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat tha se Rusia është gati për një "duel" raketor me SHBA-në që do të tregonte se si raketa e re balistike hipersonike e Rusisë Oreshnik mund të mposhtë çdo sistem amerikan të mbrojtjes raketore.
Duke iu drejtuar skepticizmit perëndimor rreth raketës ‘Oreshnik’, Putin sugjeroi që të dyja palët të zgjidhnin një objektiv të caktuar për t'u mbrojtur nga raketat amerikane.
"Ne jemi gati për një eksperiment të tillë," tha Putin.
Më tej Putin theksoi se Oreshnik ishte një armë moderne, megjithëse bazohet në zhvillimet e mëparshme të dizajnit rus.
Rusia gjuajti për herë të parë raketën Oreshnik në qytetin ukrainas të Dnipro më 21 nëntor, në atë që Putin e cilësoi si përgjigje ndaj përdorimit të parë të raketave balistike ATACM të SHBA-së dhe British Storm Shadows nga Ukraina për të goditur territorin rus me lejen e Perëndimit.