Putin i frikësuar nga ndërhyrjet e jashtme, merr masa për zgjedhjet: Të mbrohemi, sovraniteti rus i paprekshëm

Putin i frikësuar nga ndërhyrjet e jashtme, merr masa për zgjedhjet: Të mbrohemi, sovraniteti rus i paprekshëm

Edhe pse Rusia është akuzuar vazhdimisht për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vendet perëndimore, veçanërisht në SHBA, kësaj here presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia duhet të sigurohet që zgjedhjet e saj parlamentare, të planifikuara për në shtator, të mos cenohen nga ndërhyrjet e huaja.

“Qytetarët e Rusisë do të vendosin vetë në zgjedhjet parlamentare dhe ne duhet ta mbrojmë zgjedhjen e tyre nga çdo ndërhyrje e huaj,” – deklaroi Putin në një takim me liderët e partive politike, në dhomën e ulët të Parlamentit.

Megjithatë në fjalën e tij ai nuk ka saktësuar se nga cili vend ka frikë. Disa herë Moska zyrtare u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të saj.  Reagimi i kreut të Kremlinit ka ardhur pas protestave masive që bënin thirrje për lirimin e Alexei Navalny-t, një nga kritikët më të ashpër të tij. Kremlini ka sugjeruar se Navalny është një agjent i CIA-s, që po përdoret nga shërbimet perëndimore të inteligjencës për të destabilizuar Rusinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja