
Presidenti rus Vladimir Putin mbetet “i hapur për bisedime për të garantuar interesat e Rusisë”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Tass, pas ofertës së negociatave nga presidenti amerikan Joe Biden. Peskov shtoi se Moska e konsideron rrugën paqësore diplomatike si rrugën e preferuar për të arritur qëllimet e saj.
Megjithatë, Rusia e ka të pamundur të pranojë kushtin e vendosur nga presidenti amerikan Joe Biden për negociatat, pra që trupat e Moskës fillimisht të largohen nga territori ukrainas. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia RIA Novosti.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të










